Kryefaqja Mbi projektin Video Personazhet Produktet Profili im
NIKS - Personazhi ynë kryesor me të cilin mund të luhet, në kohën e njëjtë edhe protagonisti i ngjarjeve, është një adoleshent i ri dhe aventurist që i takon racës së diellit. Ai niset në një mision shumë personal dhe fisnik që do të vendos jetën e tij në rrezik serioz. Qëllimi i tij – të shpëtojë shokun e tij më të ngushtë Bron-in që është nën ndikimin e organizatës keqbërëse Solis Ortum. I mbushur me zemërim ndaj personave që mundohen të e ndryshojnë dhe lëndojnë shokun e tij, Niks duhet të mësojë që të luftojë urrejtjen dhe inatosjen me dashuri dhe kuptim, ndërsa gjatë procesit të ruajë shoqërinë me shokun e tij më të vjetër.
BRON - Shoku më i ngushtë i Niks-it dhe pjesëtar i racës së diellit. Bron është një njeri i ri që nuk mund të gjejë vendin e tij në botë. Pas vdekjes së të ëmës së tij, dhe për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me të atin, ai gjen rahati në grupin Solis Ortum, që i ofron strehim dhe ndjenjë të komunitetit. Urrejtja e mbetur që e ndjen është manipuluar në mënyrë mjeshtërore nga ana e shoqatës dhe e bën të mendojë që ai takon aty. Megjithatë, Niks-i është këtu që të e përkujtojë se ai vetëm më është i pranuar nga shokët e tij, duke pasur çdoherë vend në shoqërinë e tyre dhe që duhet të përballohet me dhimbjen, në vend që të ngulfatet nga urrejtja.
AILVIN - Personazhi i dytë me të cilin mund të luhet është një profesor i historisë nga shkolla e mesme në Lunesol, në të cilën mësojnë Niks-i dhe Bron-i. Ai i takon racës së hënës, dhe është një njeri që seriozisht e merr rolin e tij si formulues i mendjeve të rinjve. Ai vazhdimisht synon që të rrëzojë paragjykimet, stereotipat dhe mendimet e rrezikshme të nxënësve të tij me anë të promovimit të barazisë dhe kuptimit gjatë orëve të tij. Megjithatë, së shpejti kupton që për të arritur këtë do të duhet të bëjë diçka më shumë sesa ligjëratë gjatë ditës shkollore dhe të merr interes personal në jetën e nxënësve të tij.
ORIN - Shoku tjetër më i ngushtë i Niks-it dhe pjesëtar i racës së hënës. Orin-i është një vajzë në klasën e Niks-it që është e këndshme dhe e lumtur. Megjithatë, ajo është e shqetësuar nga tensioni vazhdimisht i rritur në botë mes grupit Solis Ortum dhe njerëzit e hënës. Nuk i ndihmon fakti që Niks ngadalë injoron shoqërinë e tyre kur fillon misioni i tij për të shpëtuar Bron-in. Duke dyshuar që ai po bëhet pjesë e organizatës që i urren ata si ajo, i duket sikur frika e saj bëhet realitet.
MERIT - Vajza e klasës së Bron-it dhe pjesëtare e racës së diellit. Ajo vjen nga një familje që beson në segregacionin mes dy llojeve dhe e shtyn që të urrejë njerëzit e hënës. Por, duke marrë parasysh që ajo nuk i ndan paragjykimet e prindërve të saj, ajo vazhdimisht ndjehet e humbur dhe e larguar mes dy botëve. Ajo është e detyruar që të prezantohet në një pasqyrë tjetër, duke pasur frikë që të shkojë kundër dëshirave të prindërve të saj, por, brenda, sërish ka një luftë dhe drejtësi që pret të dale në pah.
VOKS - Në funksion të zëdhënësit për Solis Ortum, por në fakt duke punuar si rekrutues për ata, ky pjesëtar i racës së diellit është një person karizmatik, i shpejtë me fjalë dhe manipulues. I shkathët dhe dinak, por gjithashtu i mbushur me urrejtje dhe terror në sytë e tij. Qëllimi i vetëm i tij është të rekrutojë persona të rinj të humbur dhe që lehtë mashtrohen, duke ju ofruar vend në komunitet dhe me ngadalë duke mbjellë rrënjë të urrejtjes kundër atyre që janë të ndryshëm.
KADMUS - Antagonisti kryesor i ngjarjes. Ai është lideri i Solis Ortum-it dhe pjesëtar i racës së diellit. I ligë, por njëherë edhe person shumë inteligjent, fshihet nën maskën e "profetit" që i ka gjitha përgjigjet. Shumë i shkathët për manipulim, Kadmus-i prezantohet si një zotëri modest dhe i drejtë që mundohet të pastrojë botën nga e keqja. Por, truri i tij është tërësisht kaotik dhe bëhet e qartë se pas fasadës fshihet vetëm një njeri që është i dëmtuar psikologjikisht, është destruktiv dhe agresiv, dhe i interesuar vetëm që të bëjë të holla në llogari të fëmijëve të rinj që lehtë manipulohen.